Futbollisti i ri bie nga ndërtesa dhe vdes

Futbollisti i ri bie nga ndërtesa dhe vdes

Një tragjedi ka ardhur nga Hong Kongu ku futbollisti i ri Huang Yunsuan ka humbur jetën në moshën 26-vjeçare.

Një roje në lagjen Shan Shan, pranë Hong Kongut, dëgjoi një zhurmë të madhe mbrëmë. Më vonë ai u trondit kur gjeti një djalë të shtrirë pranë një ndërtese dhe menjëherë thërret policinë.

Një ambulancë mbërriti në vendngjarje dhe konfirmoi se djali kishte vdekur në vend, ndërsa familja e tij më vonë mbërriti për të mësuar rreth ngjarjes.

Sipas hetimeve paraprake të policisë, i ndjeri ishte 26 vjeç dhe nuk ishte banues në vendngjarje. Dyshohej se ai u hodh nga shkallët, megjithëse nuk u gjete ndonjë mesazh që bëhej fjalë për ndonjë vetëvrasje.

Ekipi i futbollit i Shoqatës Sportive Sham Shui më vonë konfirmoi se i ndjeri ishte ish-futbollisti i tyre, Huang Yunsuan.

Ai ka luajtur më shumë se 100 ndeshje në ligat kryesore lokale. Ai ka qenë anëtar i ekipit kombëtar të Hong Kongut nën moshën 23 vjeç dhe gjithashtu ka përfaqësuar Hong Kongun në garat lokale në Hong Kong dhe Macau.

Related Articles