Mostrat e personit që po dyshohet se është infektuar me lijën e majmunit, janë dërguar për testim në Holand, në laboratorin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Enigma, zëdhënsja e IKSHPK-së, Era Pireva, e cila tha se nuk dihet se kur do t’i pranojnë rezultatet.
“Mostrat nga pacienti i dyshuar me MNKPOX është planifikuar të nisen sot me ndihmën e OBSH-së për në laboratorin referent të OBSH-së për patogjen me rrezik të lartë në Holandë. Nuk kemi ende informatë kur pritet të pranojmë rezultatet pasi që të arrijnë mostrat në Holandë”, thuhet në përgjigjen e Pirevës.