Sport Club “Gjilani” ka filluar të përgatitet për garat evropiane, por edhe për edicionin e ri i cili pritet të jetë mjaftë e zjarrtë.
Kryetrajneri shkupjan, Zekirija Ramadani, do ta udhëheq skuadrën “kuqebardhe” për edicionin e ri.
Gazeta Enigma mëson nga burimet afër klubit se Ramadani do të prezantohet sot nga krerët e klubit.
Së shpejti priten që të ketë edhe prurje të reja tek skuadra gjilanase e cila synimin kryesor e ka titullin kampion.
Kryetrajneri 44-vjeçar edhe më parë ka qenë pjesë e Superligës ku ka arritur të shpallet tri herë kampion i Kosovës me skuadra si Trepça ’89, Feronikeli dhe Prishtina.
Ramadani së fundmi ka drejtuar ekipin e Egnatias në Shqipëri, gjithashtu ka qenë edhe pjesë e Shkupit dhe Flamurtarit të Vlorës.
/GAZETA ENIGMA/