Mali i Zi i është bashkuar iniciativës ‘Ballkani i Hapur’.
Kështu ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook.
Postimi i tij i plotë:
Kënaqësi marrja e kafes së sapombërritjes në Ohër, me kryeministrin, Dritan Abazovič, i cili sot fut zyrtarisht Malin e Zi në Ballkanin e Hapur, si edhe me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Serbi, Chris Hill, i cili është një mik i kahershëm i Shqipërisë e shqiptarëve, po dhe një mbështetës i vendosur i Ballkanit të Hapur