EKSKLUZIVE: Futbollisti i njohur vazhdon bashkëpunimin me Dritën

EKSKLUZIVE: Futbollisti i njohur vazhdon bashkëpunimin me Dritën

Klubi Futbollistik “Drita” është më e ‘zhurmshmja’ në këtë afat kalimtar të verës.

Skuadra gjilanase deri më tani ka arritur t’i sjellë disa prurje, por gjithashtu nga “bardhekaltërit” ka pasur edhe largime.

Së fundmi në media u raportuar se mesfushori Hamdi Namani ka filluar bisedimet me klubin më të trofeshëm në Kosovë, Prishtinën.

Por, Gazeta Enigma mëson ekskluzivisht se Namani tashmë veçse ka arritur marrëveshje për të bashkëpunuar edhe më tutje me Dritën.

Kujtojmë që mesfushori llapjan në edicionin e fundit ka luajtur 39 ndeshje, duke realizuar 12 gola.

/GAZETA ENIGMA/

Related Articles