Në oborrin e spitalit në Ferizaj bie një lis, dëmtohen disa vetura

Pas ndryshimit të motit dhe erërave të forta, është rrëzuar një lis në oborrin e spitalit të Ferizajt.

Ende nuk raportohet për ndonjë të lënduar, si pasojë e rënies së këtij lisi, por janë dëmtuar disa vetura.

Në lidhje me këtë incident Enigma ka kontaktuar edhe me Policinë e rajonit të Ferizajt, të cilët kanë dhënë detaje.

“Një lis është rrëzuar në oborrin e spitalit të Ferizajt dhe si pasojë është dëmtuar një veturë”, ka thënë zëdhënsi i Policisë, Basri Shabani.

Related Articles