Berjani tregon se kush është fajtori për ngritjen e çmimeve, thotë se nuk duhet të hiqet akciza për derivatet e naftës

Berjani tregon se kush është fajtori për ngritjen e çmimeve, thotë se nuk duhet të hiqet akciza për derivatet e naftës

Kryetari i Shoqatë së Naftëtarëve të Kosovës, ka thënë se OPEC dhe berza janë përgjegjës për rritjen e çmimeve të derivateve, e jo ata. Mes tjerash, Berjani theksoi se akciza nuk dueht të hiqet, pasi kjo sipas tij e mbush buxhetin e Kosovës për 35 përqind.

Ai ka thënë se asnjëherë, asnjëra nga qeveritë e Kosovës, nuk kishte kërkuar që të largohej akciza në derivatet e naftës.

“Akciza e derivateve të naftës e ka mbushur buxhetin e Republikës së Kosovës për 35 për qind nga ky sektor”, ka thënë ai.

Berjani ka folur në lidhje me ngritjen e sërishme të çmimit të derivateve të naftës, ku sipas tij, Shoqata e Naftëtarëve nuk janë përgjegjës për këtë ngritje të çmimit, por ky i fundit diktohet nga berza dhe organizata prodhuese OPEC.

Tutje ai ka thënë se çmimi nuk është i përcaktuar brenda Kosovës, por nga berza.

Berjani ka thënë se është i vetëdijshëm për kushtet në të cilat gjenden qytetarët e Kosovës, dhe çmimi i derivateve të naftës në Kosovë është i lartë.

“1.79 centë nafta, ndërsa 1.77 benzina, këto janë çmimet aktuale plus minus dhe berza e përcakton çmimin. Por në krahasim me Shqipërinë, ne jemi me të lirë për rreth 0.40 centë”, ka thënë Berjani, në emisionin FIVE në RTV Dukagjini.

Related Articles