Hoti për ‘Ballkanin e Hapur’: Kosova mund të bëhet pjesë e nismës rajonale vetëm në koordinim dhe me garancat e SHBA-së

Hoti për ‘Ballkanin e Hapur’: Kosova mund të bëhet pjesë e nismës rajonale vetëm në koordinim dhe me garancat e SHBA-së

Ish-kryeministri i Kosvës, Avdullah Hoti ka thënë se Kosova mund të bëhet pjesë e nismës rajonale “Ballkani i Hapur” vetëm në koordinim dhe me garancat e SHBA-së

Hoti përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook ka thënë se çdo nismë rajonale është e përkohshme pasi orientimi ynë është integrimi në BE.

“Sidoqoftë, çdo nismë rajonale është e përkohshme, pasi orientimi ynë është integrimi në BE. Kosova duhet të bashkërendojë politikën e saj të jashtme me partnerin e saj strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe me Bashkimin Evropian”, ka shkruar Hoti.

Tutje, Hoti ka rikujtuar se në qeverinë e udhëhequr nga LDK-ja në takimin në Shtëpinë e Bardhë me 4 shtator të 2020 kanë pranuar kërkesën e SHBA-së që Kosova të bëhet pjesë e nismës rajonale’ Ballkani i Hapur’./Gazeta Enigma/

POSTIMI I TIJ I PLOTË

Related Articles