Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka bërë homazhe dhe kanë vendosuar buqeta lulesh tek varri i ish-presidentit të FFK-së, Fadil Vokrri.
Ademi homazhet i ka bërë në shoqëri të KE-së dhe FFK-së, komplet ekipit të Përfaqësueses së Kosovës, veteranëve të futbollit, administratës së FFK-së si dhe tifozëve “Dardanët”.
Ndryshe, ish-presidenti i FFK-së, Fadil Vokrri sot i ka bërë katër vite prej kur ka ndërruar jetë.