Faton Peci po vlerëson se është më shumë LDK edhe se kreu aktual i ish-partisë së tij, Lumir Abdixhiku.
Por, më shumë se me aktualin, Peci që tani është pjesë e partisë “Guxo” ka hatërmbetje me liderin paraprak të LDK-së. Madje, e vlerëson më pak se shefin e ri në qeverinë ku është ministër i Bujqësisë.
Sipas tij, me Kurtin punët me mirë se me Mustafen i ka edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani po ashtu dikur pjesë e LDK-së.
E në cilësinë e ministrit të Bujqësisë, Peci i tha Klanit se që nga momenti i marrjes së mandatit ka marrë masa ndaj keqpërdorimeve financiare dhe korrupsionit që janë bërë me subvencionet dhe grantet.