Shkuan në humor të mirë, por deputetët anëtarë të komisionit hetimor për energji u nxehën mes vete kur nisi diskutimi për listën e dëshmitarëve eventualë.
LDK-ja kërkoi që të shtohen edhe tre emra, përfshirë këtu ambasadorin Martin Berishaj, derisa pushteti po dëshiron që emrat e rinj t’i shtohen listës gjatë hetimit.
Mazhoranca po kërkon që në listën fillestare, e cila mund të ndryshohet më pas, të përfshihen krejt bartësit e institucioneve nga 2006-ta, njofton Klan Kosova.
Përfshirë këtu, edhe dikë që nuk është më i gjallë, apo që po gjykohet në Hagë.