Futbollisti i mirënjohur, Muhamed Useini, ditë më parë njoftoi që është larguar nga skuadra e SC Gjilanit ku për tri sezone ishte pjesë e “kuqebardhëve”, shkruan Gazeta Enigma.
Pas këtij njoftimi, shumë oferta nga klubet shqiptare erdhën në drejtim të futbollistit.
Renova nga Maqedonia e Veriut ishte skuadra e parë e cila ia hapi dyert futbollistit tetovar. Gjithashtu edhe Flamurtari i Vlorës kishte shprehur interesim për shërbimet e Useinit.
Gazeta Enigma tashmë mëson ekskluzivisht se futbollisti ka arritur marrëveshje me FC Prishtinën.
Eshtë kerkesë e Ismet Munishit që ta ketë pranë vetës Useinin, pasi që edhe tek gjilanasit Munishi e kishte pasur në formacionin bazë.
Kujtojmë që Useini më parë ka luajtur për Shkëndijën, Renovën dhe Rabotnickin në Maqedoninë e Veriut. Kurse, në Shqipëri ka mbrojtur ngjyrat e Flamurtarit të Vlorës.
/Gazeta Enigma/