Kombëtarja e Kosovës në futboll sonte e zhvillon ndeshjen e fundit për muajin qershor në kuadër të Ligës së Kombeve, shkruan Gazeta Enigma.
‘Dardanët’ sfidën e fundit e zhvillojnë ndaj Greqisë në udhëtim në Volos të Greqisë.
Tashmë futbollistët kanë dalë në fushën e gjelbër për t’i kryet ngrohjet e fundit.
Tre pikët janë të domosdoshme për ekipin që drejtohet nga Alain Giresse për fatin e vendit të parë në grup.
Takimi nis nga ora 20:45.
/Gazeta Enigma/