Kombëtarja e Kosovës në futboll ka pësuar disfatë te Greqia, në një ndeshje ku organizimi la shumë për të dëshiruar nga nikoqirët.
“Dardanët” pësuan 2:0 nga Greqia në stadiumin “Panthessaliko” në Volos.
Golin e parë për grekët e realizoi me kokë Giakoumakis në minutën e 71-të të takimit, ndërsa të dytin vendasit e arritën në minutën e shtatë shtesë nga Mantalos.
Futbollistët e udhëhequr nga trajneri Alain Giresse tentuan përmes disa gjysmërasteve, por që nuk mjaftuan që të paktën ta shmangnin disfatën.
Ajo që mori vëmendjen në këtë përballje, gjithnjë për të keq, ishin provokime, sulmet e tifozëve grekë në drejtim të atyre të Kosovës në tribuna. Flamujt serb me hart të Kosovës në të u shfaqën në disa pjesë të stadiumit.
Kosova me këtë humbje mbetet në vendin e dytë me 6 pikë, ndërsa Greqia tanimë ka 12 të grumbulluara si lidere e grupit.
E treat është Irlanda e Veriut me 2 pikë, aq sa ka edhe Qipro që e mbyll grupin 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve.