Ky është komenti i mediave greke për tensionet dhe provokimet ndaj Kosovës

Ky është komenti i mediave greke për tensionet dhe provokimet ndaj Kosovës

Media greke sportive raportojnë në një formë tensionet dhe provokimet në stadium, por në asnjë mënyrë nuk fajësojnë huliganët grekë. 

Gazeta “sportdog” dhe as “Gazzeta.gr”, nuk e theksuan se provokimet ishin nga vendasit.

Fitore e madhe e Kombëtares së Greqisë ndaj Kosovës!

Skuadra mbizotëroi 2:0 me golat e Giakoumakis dhe Mandalos, bëri rezultatin katër ndeshje katër fitore në Ligën C të Kombeve dhe mbylli tani e tutje vendin e parë në grup, ngjitjen në kategorinë e dytë”, shkruan mes të tjera media greke “sportdog”.

Megjithatë e përmend lazerin që u lëshua në stadium. “Më pas ka pasur tensione me kosovarët si protagonistë dhe për përdorimin e lazerit në të njëjtën kohë”, shkruan me tej.

“Gazzetta.gr”, shkruan: “Episodet që shpërthyen në tribunat e “Panthessalikos” menjëherë pas rezultatit 1:0 të Greqisë çuan në pezullimin e ndeshjes me Kosovën. Në minutën e 71-të dhe pas 1:0 të Giakoumakis, në “Panthessaliko” pati incidente mes tifozëve grekë dhe kosovarë. Këto episode ishin shkaku i pezullimit të përkohshëm të ndeshjes”.

Related Articles