Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka njoftuar se në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, ka kërkuar që Ligji i Pagave të largohet nga rendi i ditës për seancën e ardhshme.
Tahiri vlerëson se ky ligj është diskriminues dhe i pamatur.
“Unë vlerësoj se ky ligj është diskriminues, ligj i pamatur dhe ligj që dëmton një kategori të rëndësishme e të nderuar të vendit tonë, veteranët e UÇK-së. Andaj po shpresoj dhe po besoj që edhe Lëvizja Vetëvendosje edhe Qeveria do të reflektojë në këtë kërkesë për largimin nga rendi i ditës sepse është gabim shumë i madh, bjen ndesh edhe me ligjin bazi të veteranëve”, tha Tahiri./Gazeta Enigma/