Nesër do të bëhet tërheqja e shortit për raundin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.
Shorti do të organizohet me fillim nga ora 12:00.
Ndërkohë, UEFA ka bërë ndarjen e ekipeve në tri grupe me nga 10 skuadra, bazuar në renditjen e klubeve.
Kampioni i Kosovë, Ballkani, për sezonin2021-22, gjendet në grupin 2.
Në këtë grup janë: Malmo (Suedi). Bodo-Glimt (Norvegji), HJK (Finlandë, The New Saints (Uells) dhe Zalgiris (Lituani).
Ballkani në raundin e parë do të përballet me njërën prej këtyre skuadrave.
Ndeshja e parë do të zhvillohet me 5 korrik, derisa ajo kthyese një javë më vonë.