Vjen reagimi i Kurtit, por nuk thotë asgjë për pensionet e veteranëve të UÇK-së

Vjen reagimi i Kurtit, por nuk thotë asgjë për pensionet e veteranëve të UÇK-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar në faqen e tij në Facebook, për disa vendime që ka marrë Kuvendi i Kosovës, sot duke përmendur miratimin në lexim të parë të projektligjit për pagën minimale dhe emërimin e anëtarëve të Bordit të Konkurrencës.

Por ajo që bie në sy në reagimi ne kryeministrit të Kosovës është se ai asnjë fjalë nuk e ka folur për pensionet e veteranëve të luftës së UÇK e gjithashtu as edhe për protestën e thirru nga OVL UCK për të enjten.

Postimi i plotë:

“Lajm i mirë për qytetarët që sot Kuvendi i Republikës miratoi në lexim të parë të ligjin për rritjen e pagës minimale në 264 euro dhe lirimin nga tatimi i të ardhurave deri në pagën minimale. Mbi 100 mijë punëtorë të sektorit privat, përfitojnë rritje mbi 100%, respektivisht mbi 50% të pagës së tyre mujore, ndërkaq plotë 380 mijë punëtorë të sektorit privat dhe publikë përfitojnë prej lirimit nga tatimi i të ardhurave deri në shumën e pagës minimale. Përveç se po e rrisim pagën minimale për herë të parë pas 11 vitesh, po rrisim atë më shumë se çdoherë tjetër më parë. Ndërkaq pragun e shkallës tatimore po e zhvendosim nga 80 euro në 250 euro.
Gjithashtu, i uroj punë të mbarë anëtarëve të sapozgjedhur të Komisionit për Autoritetin e Konkurencës, që për herë të parë udhëhiqet nga një grua. Ky institucion ka rëndësi të madhe në mbrojtjen e konkurrencës së lirë dhe efektive në vend. Rëndësia e tij rritet edhe më shumë tani që po përballemi me një periudhë inflacioni.
E nga sot, me miratimin e Projektligjit për Provimin e Jurisprudencës, për herë të parë këtij provimi do të mund t’i nënshtrohen edhe kandidatë nga trojet tjera shqiptare, duke përfshirë këtu shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.”

Related Articles