Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, do t’i kontrollohet pasuria në mënyrë të plotë, pasi sot Agjencia Kundër Korrupsion ka bërë hedhjen e shortit për përzgjedhjen e 20 përqind të zyrtarëve që janë subjekt i deklarimit vjetor të pasurisë.
Në pajtim me Ligjin për Deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë, dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave, Agjencia kundër Korrupsionit ka publikuar dje regjistrat e deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publik për vitin 2021.
Për vitin 2021, Kurti ka deklaruar se në xhirollogarinë e tij bankare ka rreth 400 euro./Gazeta Enigma/