FIFA “përqafon” Xhakën me Tadiqin

FIFA “përqafon” Xhakën me Tadiqin

Institucioni më i lartë i futbollit në botë, FIFA, nëpërmjet një postimi në rrjete sociale për të paralajmëruar ardhjen e Botërorit 2022, ka “përqafuar” kapitenin shqiptar të Zvicrës, Granit Xhaka, me kapitenin e Serbisë, Dushan Tadiq.

Dy lojtarët janë pjesë e të njëjtit grup të Botërorit që mbahet në Katar. Pos Zvicrës e Serbisë në grup janë edhe Brazili e Kameruni.

Shorti që caktoi përballjen Zvicër-Serbi u përcoll me shumë debat, pas fitores dramatike që helvetikët realizuan në Botërorin e 2018-s në Rusi. Asokohe Zvicra pati fituar 2:1 me përmbysje, me dy golat e yjeve shqiptarë Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri. Festa e tyre me shqiponjë pati nxitur përplasje të shumta, ndërsa lojtarët ishin dënuar edhe nga FIFA.

Botërori do të nisë më 21 nëntor. Përfundon më 18 dhjetor.

Related Articles