Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka publikuar pamjet e takimit me kryeministri shqiptar Edi Rama dhe atë të Malit të Zi, Dritan Abazoviç.
Dy kryeministrat shqiptar janë takuar me presidentin ukrainas dhe më pas kanë mbajtur edhe një tryezë të përbashkët.
“Partnerët ndërkombëtarë vazhdojnë të vijnë në Ukrainë. Dhe ky është një manifestim i rëndësishëm i mbështetjes së popullit tonë. Sot takohem me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazovic”, shkroi Presidenti ukrainas në rrjetin social.
Më herët, kryeministri Edi Rama kishte publikuar pamje nga vizita e tij në Ukrainë.
Ramën e shoqëron ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shukrov, Drejtori i Komunikimeve Endri Fuga dhe ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.
Kujtojmë se Rama vizitoi fillimisht zonat e bombarduara të Borodyanka dhe Irpin, si dhe më pas ekspozitën me dëshmi të luftës ruso-ukrainase.