Te skuadra e Romës po ëndërrojnë transferimin e Cristiano Ronaldos gjatë këtij afati kalimtar të verës, ka njoftuar “La Repubblica” të premten.
Thuhet se është trajneri i Romës, Jose Mourinho, ai që po dëshiron të ribashkohet me Ronaldon.
Mourinho po shpreson që Ronaldo ta kërkojë largimin nga Manchester Unitedi gjatë kësaj vere për shkak të taktikave të komplikuara të trajnerit Erik ten Hag.
Roma ka bërë gati ofertën për Ronaldon, i cili ka kontratë me Unitedin deri në verën e vitit të ardhshëm.
Ronaldo ka luajtur për tri sezone në Serie A te Juventusi, përpara se t’i bashkohet Unitedit në verën e vitit të shkuar.
Sezonin e fundit portugezi ka shënuar 24 gola në të gjitha garat.