Vushtrria edhe zyrtarisht ka bërë të ditur se ka emërtuar Alban Dragushën si trajner të tyre për sezonin e ri.
Dragusha e ka marrë drejtimin e Vushtrrisë duke e pasuar Samuel Nikaj i cili u largua nga kjo skuadër pas dështimit për t’u inkuadruar në Superligë.
Alban Dragusha më herët ishte lojtar i Vushtrrisë duke e fituar titullin e kampionit nën drejtimin e Ismet Munishit.
Vushtrria dështoi të inkuadrohet në Superligë në play – off pasi u mposht nga Malisheva me rezultat 3-1./GAZETA ENIGMA/