Ambasadori i Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog, ka shkruar për vizitën e Komisionerit të BE-së për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi, që pritet t’a realizojë të mërkurën, në Kosovë, raporton Gazeta Enigma.
Szunyog, përmes një statusi në rrjetin social “Twitter”, ka shkruar se Varhelyi do të sjellë lajme të mira për Kosovën.
Ndryshe, Szunyog ka theksuar se BE-ja vazhdon mbështetjen e saj për vaksinimin e Kosovës.
“Sot Komisioneri i BE-së OliverVarhelyi do të sjellë lajme të mira. BE vazhdon mbështetjen e saj për vaksinimin e Kosovës me dozat e para të vaksinave BioNTech /Pfizer, të financuara nga BE dhe lehtësuara nga Austria që do të mbërrijnë në Prishtinë”, ka shkruar shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, në Twitter.