Kryeministri shqiptar, Edi Rama tashmë ka arritur në hotelin ku do të zhvillohet mbledhja mes dy qeverive.
Rama është pritur me nderime të larta shtetërore nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Kjo është mbledhja e 8-të që zhvillohet mes dy kabineteve qeveritare.
Sesioni plenar i mbledhjes së dy qeverive është planifikuar të nis në orën 11:15 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt.
Më pas, është planifikuar një konferencë për shqyp e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe homologut të tij shqiptar, Edi Rama.
Marrëdhëniet e ftohta të liderëve nuk i përjashtojnë marrëveshjet e ndryshme që nënshkruhen çdoherë kur organizohen mbledhje të përbashkëta. Të tilla do të ketë edhe sot
Mbledhja e fundit e tillë ishte mbajtur në fund të nëntorit të vitit të kaluar në Elbasan. Aty ishin nënshkruar 13 marrëveshje.