Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pasi që Suny Hill Festival është vendosur të mbahet në Prishtinë.
Osmani ka shpërndarë një postim të këngëtares Dua Lipa, për t’i treguar se mezi po pritet festivali i saj.
“Mirësevjen në shtëpi Dua Lipa! Mezi presim ta kemi festivalin ‘Sunny Hill’ në Prishtinë, të cilës i përket”, ka shkruar Presidentja.
Për një javë qeveritarët kanë fajësuar organizatorin Dukagjin Lipa për anulimin e festivalit, ndërsa ky institucionet. Në debat janë përfshirë edhe ministra e deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.
Ndërsa, edhe pse është kërkuar reagim pas anulimit të festivalit, të cilin e organizon fituesja e shumëfishtë e cmimeve “Grammy”, Presidentja Osmani po heshtte. Nuk dihet nëse ajo është angazhuar në negociata për rikthimin e festivalit në Prishtinë.