Kurti: Projekti i hekurudhës Durrës-Prishtinë është ndër projektet më të mëdha e më të rëndësishme

Kurti: Projekti i hekurudhës Durrës-Prishtinë është ndër projektet më të mëdha e më të rëndësishme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka njoftuar në lidhje me marrnë lidhje me marrëveshjete e arritura sot në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, shkruan Gazeta Enigma.

“Mbledhjen e tetë të përbashkët të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë e mbajtëm në Prishtinë”, thuhet në postimin e tij.

Tutje ai ka bërի të ditur se “aq sa na bashkon historia, gjuha e kombi, aq duhet të na lidhë bashkëpunimi institucional në çdo fushë. Bashkëpunim ky që lehtëson dhe përmirëson jetën e qytetarëve tanë dhe që rritë besimin social ndërmjet qytetarëve në të dy anët e kufirit’.

“Me këtë qëllim, në mbledhjen e sotme nënshkruam marrëveshje ndërqeveritare për arsim, drejtësi, mbrojtje, shëndetësi, energji, bujqësi, dogana, sigurime shoqërore, turizëm, rini, gjendje civile, lëvizje të lirë, transport e infrastrukturë rrugore”, tha Kurti.

Sipas tij “projekti i hekurudhës Durrës-Prishtinë është ndër projektet më të mëdha e më të rëndësishme. Kjo hekurudhë do t’i bashkojë edhe më fortë ekonomitë tona dhe do të rrisë lëvizshmërinë dhe lidhshmërinë ndërmjet republikave tona”.

“Teksa qëndrojmë të përbashkuar, me marrëveshjet bilaterale që nënshkruajmë, ruajmë e avancojmë marrëdhëniet tona të afërta”, ka përfundiuar ai. /Gazeta Enigma/

Related Articles