Musliu: Kam prashitur në ara dhe prashis edhe sot

Musliu: Kam prashitur në ara dhe prashis edhe sot

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu u bë e qendër të vëmendjes, pas një fotografie që e publikoi, ku ajo shihej mes një are misri.

Kjo bëri që përdoruesit e internetit ta komentojnë e herë-herë edhe ta bullizojnë deputeten. Musliu ka thënë se komentet negative erdhën kryesisht nga ata që vijnë nga fshati i madh, duke aluduar në qytete.

“Është pak problem kur vjen nga fshati i vogël në fshatin e madh. Këta të fshatit të madh ndihen si padronë të fshatit dhe i sulmojnë këtë të fshatrave të vogla, që janë më të edukuar”, tha ajo në “dPt te Fidani”.

Deputetja Musliu tha se ndihet mirë me prejardhjen e saj dhe tregoi se si është angazhuar dhe ende angazhohet në punë bujqësore.

“Punoj edhe sot në fushë. Është pasuri kur ke fushë me mbjellë. Unë fatkeqësisht s’kam, i kam pronat e babës që janë në emrin e gjyshit. Kanë vdekë baba e gjyshi dhe kjo është fatkeqësi”, tha ajo.

Për më tepër, ajo tha se ka pasur kohë kur ka prashitur arën, një proces për ta pastruar misrin nga bimë të tjera përreth.

“Është krenari me punu në arë, është kënaqësi me punu në arë. Kam prashitë dhe prashiti edhe sot… unë prashiti në arë temën, jo në të huajën”, tha ajo.

Related Articles