Qeveria vendos për rregullimin e çmimeve të derivateve të naftës, miratohet udhëzimi

Qeveria vendos për rregullimin e çmimeve të derivateve të naftës, miratohet udhëzimi

Qeveria Kurti sot ka miratuar udhëzimin Projekt-udhëzimin Administrativ për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtritshme dhe Masat e tjera Mbrojtëse (MINT).

Sipas burimeve të Sinjalit, ky udhëzim parasheh rregullimin e çmimeve dhe masave të tjera mbrojtëse për të mbrojtur konsumatorin, për të mbrojtur konkurrencën si dhe për të mënjanuar çrregullimet në treg ose për qëllime të tjera të interesit shtetëror.

Po ashtu thuhet që mund të vendoset rregullimi i çmimeve duke caktuar maksimumin e marzhës tregtare si p.sh., dy centë për litër të produktit të shitur me shumicë, ndërsa 12 centë për litër të produktit të shitur me pakicë.

Related Articles