Klubi Futbollistik “Drita” është qëndruar në Ohër të Maqedonisë së Veriut ku po e zhvillon fazën përgatitore.
Gjilanasit do t’i zhvillojnë tri ndeshje kontrolluese, raporton Gazeta Enigma.
Ndeshjen e parë “bardhekaltërit” do të luajnë ndaj FK Makedonija Petrov gjatë ditës së sotme.
Me 26 qershor do të përballen me Kampionin e Kosovës, FC Ballkanin, kurse me 29 qershor Drita do të luaj ndaj FC Strugës.
Kujtojmë që Drita gjatë këtij afatit kalimtar ka qenë skuadra më aktive në merkato.
/Gazeta Enigma/