Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka bërë të ditur se ende nuk e kanë pranuar vendimin e Qeverisë së Kosovës që është miratuar në mbledhjen e sotme të Qeverisë Kurti për rregullimin e çmimeve të naftës.
Ai po ashtu ka thënë për Gazetën Enigma se ende nuk kanë mbajtur takim me përfaqësues të kompanive që tregtojnë naftë në Kosovë.
“Ne ende nuk e kemi pranuar vendimin nga Qeveria. Si dhe ende nuk e kemi mbajtur takimin me përfaqësues të kompanive që tregtojnë me naftë në Kosovë, dhe për këtë nuk mund të deklarohemi”, ka thënë Berjani, në një përgjigje për Gazetën Enigma.