Sport Club Gjilani ka bërë të ditur se ia ka vazhduar kontratën sulmuesit anësor, Shend Kelmendit për dy vite të tjera, shkruan Gazeta Enigma.
Shend Kelmendi do të jetë pjesë e Gjilanit deri në vitin 2024 me vazhdimin e kontratës së re.
Kelmendi në sezonin e fundit ka qenë njëri nga lojtarët më të dalluar tek SC Gjilani.
27-vjecari në 16 ndeshje ka arritur t’i realizojë gjashtë gola./GAZETA ENIGMA/