Një rast tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Pataqan të Poshtëm në komunën e Rahovecit, ku një 19-vjeçar është gjetur pa shenja jete
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, derisa ka thënë se 19-vjeçari kishte varë vetën.
Patrulla policore së bashku me autoambulancë kanë shkuar në vendngjarje ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
“Sot rreth ores 08:40min. Stacioni Policor-Rahovec është njoftuar se në fshatin Pataqan i Poshtëm-Komuna Rahovec, viktima mashkull/kosovar lindur në vitin 2003 e kishte varë veten. Patrulla policore së bashku me autoambulancë kanë shkuar në vendngjarje ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Njësitet relevante të policisë dhe Prokurori i Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes me vendimin e të cilit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. Rasti do të trajtohet si “Hetim i vdekjes”, tha Elezaj për Gazetën Enigma.