Qeveria malazeze ka miratuar propozim vendimin për kufizimin e disa prej çmimeve bazike ushqimore.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Goran Gjuroviq në seancë tha se vendimi për kufizimin e çmimeve të produkteve do të kontribuojë në zvogëlimin e ndikimit të rritjes së çmimeve te qytetarët.
“Kjo vlen për 22 produkte, kjo qeveri po bën gjithçka për të ulur ndikimin e rritjes së çmimeve në jetën e qytetarëve. Pas karburantit, tani shkojmë dhe një hap më tej kemi vendosur të kufizojmë marzhet në – sheqer, kripë, miell, vaj. …”, tha ai.
Ministri theksoi se Mali i Zi ka mjaft ushqim dhe energji, raporton televizioni publik malazez.
“Në shitje me shumicë, marzhi do të kufizohet në 5, dhe në pakicë në 7 për qind”, shtoi ai.
Ndryshe, qytetarët e Malit të Zi kohët e fundit kanë parë rritje të çmimeve të shumë produkteve ushqimore dhe derivateve të karburanteve.