SC Gjilani është duke i vazhduar përgatitjet për Ligën e Konferencës në Ohër ku do t’i zhvilloj edhe disa miqësore.
Drejtuesit e klubit gjilnas janë duke punuar fuqishëm edhe në përforcimin e skuadrës për ndeshjen e 7 korrikut ndaj KF Liepajës në Ligën e Konferencës.
Gazeta Enigma mëson se Baton Zabërgja ka nënshkruar kontratë me Gjilanin dhe do të jetë lojtar i kësaj skuadre për sezonin e ri.
Enigma kishte raportuar ekskluzivisht më 20 qershor për këtë transferim, kurse tani mësohet se kontrata është nënshkruar, kurse prezantimi do të bëhet gjatë ditëve në vijim.
Në edicionin e fundit, futbollisti vushtrrias me “kuqezinjtë” e Drenicës është paraqitur në 32 ndeshje, ku ka arritur t’i realizojë 4 gola dhe 5 asistime.
Kujtojmë që më parë 21-vjecari ka mbrojtur edhe ngjyrat e Vushtrrisë. Gjithashtu është paraqitur edhe ne gjashtë ndeshje më Kombëtaren e Kosovës U21.
Kujtojmë që deri tani Gjilani ka transferuar Besart Krivanjevën deri më tani, kurse Enigma ka raportuar se kanë arritur marrëveshje edhe me sulmuesin Melvan Zeka i cili po ashtu pritet të prezantohet ditëve në vijim.
/GAZETA ENIGMA/