????????????ë????????????????: ???????????????????????????? ???????????????? ???????? ???????????????????? ????ë ????ë????????????, ????ë ???????????????????????? ???????????????????? ???????????????????????????????? ????ë ????ë????????????

SC Gjilani sonte e ka bërë zyrtare transferimin e sulmuesit të krahut, Baton Zabërgja nga skuadra e Drenicës.

Zabërgja cilësohet si njëri prej talentëve më të mirë në qarkullim në futbollin kosovar.

21-vjeçari ka thënë se ndihet privilegjuar që iu është bashkuar skuadrës së Gjilanit.

“Ndjehem i privilegjuar që kam arritur marrëveshje me Gjilanin, një klub me shumë seriozitet dhe shumë vlera.Do të jap gjithçka nga vetja ime për këto ngjyra dhe për t’i arritur objektivat që ka vendosur klubi”, ka  thënë ai për faqen zyrtare të SC Gjilanit.

Zabërgja iu ka premtuar angazhim maksimal tifozëve të kësaj skuadre “Skifterave”.

“Tifozëve të zjarrtë “Skifterave” i’u premtoj angazhim maksimal dhe urojmë që së bashku të jemi në çdo sfidë. Evropa po na pret, kemi punë për të bërë, më pas do të vjen radha edhe për Superligën”, ka thënë ai.

Ish-futbollisti i Vushtrrisë do të jetë pjesë e Gjilanit deri në vitin 2024.

Related Articles