Policia e Kosovës njofton se qytetari nga Prishtina akuzohet për veprën penale “keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”.
Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se i dyshuari është arrestusr dhe në konsultim me prokurorin i njëjti pas intervistimit është liruar në procedurë të rregult
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka kryer veprën penale të lartëcekur. Lidhur me rastin është kontaktuar dhe QPS, në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.