ZRrE i jep licencën “Elektroseverit” për katër komunat veriore

ZRrE i jep licencën “Elektroseverit” për katër komunat veriore

ZRrE-ja ka bërë të ditur një njoftim me rëndësi.

Në njoftimin e tyre thuhet se është aprovuar për furnizimin me energji elektrike për “Elektrosver” për katër komunat veriore.

Kjo licencë u aprovua në mbledhjen e sotme të bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE), me pesë vota për dhe asnjë kundër.

Sipas ujdisë së miratuar të martën mes dy shteteve, energjinë elektrike në pjesën veriore të Kosovës do ta faturojë “Elektrosever D.O.O.”, një kompani e cila është pronë e shtetit serb.

“Elektrosever D.O.O” është një kompani e regjistruar në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK) më 2018, tregojnë të dhënat publike të Qeverisë së Kosovës.

Bazuar në të dhënat e regjistrit të bizneseve në Kosovë, “Elektrosever D.O.O” është një kompani private, 100 për qind të aksioneve të së cilës i menaxhon ndërmarrja shtetërore e Serbisë, “JP Elektroprivreda Srbije”.

Related Articles