Ish-eprori i UÇK-së, Kadri Kastrati, ka thënë se janë normale pritjet që Kroacia të ofronte garancë në mbrojtje të ish-luftëtarëve të UÇK-së që gjenden në Hagë, pasi dhe vet shqiptarët ishin ata që morën pjesë në luftën për çlirimin e Kroacisë.
Kastrati në Info Magazine, tha se ishin 2800 shqiptarë që luftuan për lirinë dhe pavarësinë e Kroacisë, ku 87 prej tyre humbën jetën, njofton Klan Kosova.
”Kam qenë në kontakte të vazhdueshme dhe me miq të tjerë me Ambasadën Kroate këtu në Prishtinë, dhe asnjëherë nuk është thënë se Republika e Kroacisë zyrtarisht apo presidenti i saj ka garantuar për luftëtarët që janë në Hagë”.
”Kryetari i Unionit të Shqiptarëve, Çollaku dhe Kaçinari, kanë dërguar një letër zyrtarisht në emër të komunitetit shqiptar në Kroaci, edhe Presidentit, edhe Parlamentit, edhe Kryeministrit që Republika e Kroacisë të bëjë maksimumin e vet, të japë përvojën e saj që e kanë jashtëzakonisht të madhe, dhe të mbështes miqtë e tyre në këtë rast shqiptarët, apo luftëtarët e UÇK-së, të cilët gjenden në Hagë”.
”Kjo ka qenë ajo zyrtare që është bërë në relacion të Komuniteti Shqiptar – Republika e Kroacisë”.
”Kurse anasjelltas asnjë dokument, asnjë deklarim zyrtar nuk është dal deri më tani përveç kësaj që është demantuar nuk ka se Republika e Kroacisë, do të garantojë dhe mbështes një kërkesë të tillë”.
”Bindja është shumë normale. 2800 shqiptarë kanë luftuar për lirinë dhe Pavarësinë e Republikës së Kroacisë. 87 prej tyre kanë humbur jetën atje në Kroaci. Një prej tyre jam edhe unë që kam luftuar që prej ditës së parë”.
Lidhur me këtë Kastrati pohon se shqiptarët ishin komuniteti më i madh jokroat që luftuan për çlirimin e Kroacisë, njofton Klan Kosova.
”Shqiptarët janë komuniteti më i madh jokroat që ka marrë pjesë në luftën e Kroacisë për çlirimin dhe pavarësinë e Kroacisë. Dhe është normale që Republika e Kroacisë t’i dalë në ndihmë luftëtarëve të UÇK-së”.
”Ne kemi pasë armikun e përbashkët, jemi vëllezër pushke siç thonë në gjuhën ushtarake, dhe është shumë normale që ne e kemi pritur si komunitet shqiptar që presidenti dhe parlamenti që është organi më i lartë në Kroaci sikur në Kosovë, që të dalë me një deklaratë apo garancion, që është e gatshme të garantojë për luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.