Videolojërat, një nga shkaqet e përdorimit të armëve nga nxënësit

Videolojërat, një nga shkaqet e përdorimit të armëve nga nxënësit

Mjete të ftohta ashtu si edhe armët, ani se janë të animuara, praktikohen shumë në lojëra të ndryshme edhe nga të rinjtë.

“Prej 5-6 vjeç luajnë me lojna në internet, loja agresive me vrasje”, ka thënë një qytetarë.

Ato  po gjejnë goxha hapësirë praktike edhe në jetën reale.

Këtë e tregon shumë edhe fakti se të ngjashme u gjetën edhe tek nxënësit e shkollave të Ferizajt, nëpër objekte e jashtë tyre.

Andaj për këtë më së shumti po fajësohen prindërit.

“Problemin ma te madh e kemi se si prindi të vetëdijesohen të mos ja u jap telefonin fare”, tha thënë Ramadan Ademaj, drejtor i  SHFMU “Astrit Bytyqi”

Shume thika, armë zjarri e narkotikë u gjetën gjatë një aksioni nëpër shkolla të kësaj komune, vetëm gjatë periudhës shkurtë qershor.

Related Articles