Klubet në Superligën e Kosovës kanë filluar që të përgatiten për sezonin e ri i cili pritet të jetë mjaftë i nxehtë.
Klubi Futbollistik “Prishtina” është njëra ndër skuadrat më aktive në këtë afat kalimtar.
Gazeta Enigma mëson ekskluzivisht se kryeqytetasit janë afër marrëveshjes me sulmuesin e Dukagjinit, Ahmed Januzin.
Sulmuesi i njohur pritet që t’i bashkohet skuadrës së Ismet Munishit gjatë ditëve në vijim.
33-vjeçari në sezonin e fundit ka pasur 16 paraqitje me Dukagjinin, ku ka arritur t’i realizojë gjashtë gola.
Kujtojmë që sulmuesi vushtrrias edhe më parë ka mbrojtur ngjyrat e Prishtinës.
/GAZETA ENIGMA/