Ish-ambasador i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, tha se qeveria e Kosovës e ka me seriozitet luftën kundër korrupsionit.
Ai u shpreh se pavarësisht kësaj, duhet të jeni të hapur për kompromise.
“Gjërat duken njëjtë përveq në aspektin politik që keni një qeveri të re dhe gjëja e mirë e kësaj është se kjo qeveri e ka me seriozitet luftën kundër korrupsionit, por, nganjeherë pavarësisht kësaj mendoj se duhet të jeni më të hapur për të bërë kompromise për gjëra që edhe nuk i doni, kështu është jeta”, tha ai.
Ish-ambasador Bosch tha se nëse ndodh liberalizimi i vizave, meritore për këtë është presidentja Vjosa Osmani.
“E di se çfarë doni të thoni se nëse iu liberalizohen vizat meritat i merr ai, e po zyrtarisht kjo është përparsia e të qenit kryeministër, por mendoj se nëse dikush duhet të jetë meritore për këtë është Vjosa Osmani. Ajo ka bërë një punë të mrekullueshme”, u shpreh tutje ai.