Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, Mirosllav Lajçak, ka deklaruar se vendimi i djeshëm i Qeverisë së Kosovës, ka ndryshuar temat dhe planet e vizitës së tij.Lajçak ka bërë thirrje që të mos tensionohet situata dhe të punohet drejt normalizimit të marrëdhënieve.
“Unë erdha në rajon për t’u përgatitur për takimin e radhës të liderëve dhe për të folur për përparimin dhe normalizimin e marrëdhënieve, tani duhet ta zgjidhim këtë situatë. Nuk duhet të lejojmë që të ndodhë ndonjë krizë”, tha ai.
Lajçak për televizionin N1 ka nuk ka pranuar të komentojë deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq se Prishtina po planifikon një “sulm” në veri të Kosovës.
“Ne patëm një bisedë shumë serioze mbrëmë për situatën dhe sigurisht që duhet të kërkojmë zgjidhje përmes dialogut dhe jo konfrontimit”, tha Lajçak para gazetarëve në Serbi. Qeveria e Kosovës dje ka vendosur reciprocitet për dokumente në kufi për shtetasit serbë, duke e vazhduar edhe reciprocitetin për targat. Pas këtij vendimi, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar duke paralajmëruar bllokadë në dialog”, tha Lajçak.
Para Beogradit, Lajçak qëndroi për vizitë treditore në Prishtinë nga ku tha se është duke punuar në përgatitjen e një takimi midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.