Klubi Futbollistik “Ballkani” do të mbetet për disa muaj pa njërin ndër lojtarët kryesorë të skuadrës.
Bëhet fjalë për Rustem Hoxhën i cili ka pësuar një lëndim të rëndë, shkruan Gazeta Enigma.
Klubi ka njoftuar se futbollisti ka pësuar lëndim në ndeshjen miqësore ndaj Shkupit, ku pas ekzaminimeve ka rezultuar se ka këputur ligamentin e gjurit.
Gazeta Enigma kishte raportuar ekskluzivisht për këtë lëndim javë më parë.
Klubi i ka dëshiruar shërim të shpejtë qendërmbrojtësit.
Më poshtë e gjeni njoftimin e FC Ballkanit: /Gazeta Enigma/