Mesfushori me tipare mbrojtëse Muhamed Useini është futbollisti më i ri i FC Prishtinës.
Klubi kryeqytetas e ka prezantuar 33-vjeçarin nga Tetova duke treguar se kanë arritur marrëveshje dy-vjeçare.
Gazeta Enigma kishte raportuar ekskluzivisht muajin e kaluar për këtë lëvizje.
Useini së fundmi ka qenë pjesë e SC Gjilanit ku për tri vite mbrojti ngjyrat e gjilanasve.
Më poshtë e gjeni njoftimin e klubit: /Gazeta Enigma/