Ministrja e Finlandës për Çështje Evropiane, Tytti Tuppurainen, ka thënë se e mbështesin liberalizimin e vizave për Kosovën dhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës.
Ajo, në një konferencë për media pas përfundimit të takimit me zëvendëskryeminitrin Besnik Bislimi, është deklaruar edhe për vendimin e qeverisë për targat RKS.
“I mbështesim të gjitha kriteret e Kosovës për liberalizim të vizave. Kosova është i vetmi vend që nuk ka viza në Ballkanin Perëndimor është që të lëvvizim përpara, i kemi mbështetur negociatat që flasin në aspekt të Kosovës. Jam optimiste që do të vazhdojmë para në këtë çështje, besoj se në muajt në vijim ndoshta në këtë vjeshtë mund të shohim rezultate”, ka thënë Tuppurainen.
“Po ashtu, e mbështesim edhe anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës është një projekt i veçantë. Mbështetja jonë nuk mungon as edhe për përfaqësuesin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, për punën në dialog. E kuptojmë që Kosova e ka të drejtën ligjore të plotë të bëjë lëvizjet e saj, kur ka të bëjë me targat”.