Kryetari i Sindikatës së Policisë, Imer Zeqiri, i ka vizituar në spital policët të cilët u plagosën derisa ishin duke ekryer detyrën zyrtare të shtunën rreth mesnatës në Skenderaj.
Në njoftimin e sindikatës thuhet se policët kishin marrë lëndime të rënda trupore, por për momentin gjendja e tyre është stabile.
“Sindikata e Policisë së Kosovës pas vizitës që bëri tek dy zyrtarët policor ku për së afërmi kuptoj gjendjen e tyre shëndetësore, të cilët kishin lëndime të rënda trupore por për momentin gjendja e tyre shëndetësore ishte stabile”, njofton Sindikata.
“Sot me datë 04.07.2022, Sindikata e Policisë së Kosovës i vizitoj dy zyrtarët policor të sulmuar me datë 02.07.2022 gjatë kryerjes së detyrës zyrtare në Skenderaj. Sindikata e Policisë së Kosovës pas vizitës që bëri tek dy zyrtarët policor ku për së afërmi kuptoj gjendjen e tyre shëndetësore, të cilët kishin lëndime të rënda trupore por për momentin gjendja e tyre shëndetësore ishte stabile”.
“Sindikata e Policisë ju ofroj policëve mbështetje dhe po ashtu i siguroj këta të fundit do të kenë përkrahjen e Sindikatës në çdo moment. Sindikata e Policisë së Kosovës dënon ashpër çdo sulm ndaj Zyrtarëve Policorë dhe çdo sulm ndaj Policisë e konsideron si sulm ndaj shtetit”.