Zyrtare: Prishtina kompleton transferimin e dhjetë në merkato, nënshkruan me mbrojtësin e ri

Zyrtare: Prishtina kompleton transferimin e dhjetë në merkato, nënshkruan me mbrojtësin e ri

FC Prishtina dhe mbrojtësi Ardi Ajdini kanë arritur marrëveshje për bashkëpunim me ç’rast kanë nënshkruar kontratë tre-vjeçare.

Ajdini më parë ka qenë pjesë e 2 Korrikut ku edicionin e fundit i ka regjistruar 25 paraqitje me ekipin në Ligën e Parë dhe një ndeshje në Kupën e Kosovës teksa e ka realizuar një gol.

19-vjeçari një edicion më parë (2020/21) ka luajtur edhe te Besa e Pejës në Superligën e Kosovës teksa është paraqitur në 30 ndeshje dhe e ka realizuar një gol.

Ajdini që është produkt i 2 Korrikut ka qenë pjesë e Kosovës U-17, U-19 dhe U-21.

Ky është transferimi i dhjetë i kryeqytetasve në merkaton verore.

Ardi ndjehet i lumtur që i është bashkuar FC Prishtinës, shprehet për faqen zyrtare të klubit.

Ndjenja e të luajturit me Prishtinën – Për mua si prishtinas është kënaqësi dhe ndjehem i nderuar dhe i privilegjuar të jem pjesë e klubit të qytetit tim dhe gjithashtu edhe klubit më të madh në vend.

???????????????????????????????? ????????????????̈ ???????????? ???????????????????????????????? ???????????????????????????????? – Prishtina është klubi më i trofeshëm në Kosovë dhe puna e neve futbollistëve është që të angazhohemi maksimalisht që të kthehemi në krye të tabelës.

???????????????????????????????????????? ???????????????????????????????? – Objektivi im është që ta shpaguaj besimin që klubi e ka treguar ndaj meje, unë do ta jap më të mirën nga vetja. Primare mbeten sukseset si ekip.

????????????̈???? “????????????????????????” – Tifozëve të Prishtinës posaçërisht “Plisave” ju premtoj se do ta jap 100 përqind nga vetja dhe së bashku me shokët e ekipit dhe trajnerët do të arrijmë ta rikthejmë ekipin aty ku e ka vendin, në krye të tabelës.

Related Articles