Të shtunën e 2 qershorit, janë plagosur dy policë në Skenderaj, por që janë jashtë rrezikut për jetën, shkruan Gazeta Enigma.
Njëri është i plagosur me armë zjarri në këmbë dhe tjetri është i lënduar nga mjetet e forta.
Analisti për çështje të sigurisë, Drizan Shala fajin për këtë ia drejton gjykatave, pasi sipas tij nuk kanë shqiptuar dënim kapital më burgim.
“Deri më tani me këtë pjesë të kesaj natyre në Kosovë është trajtuar në formën e një procedure standarde ligjore, por që në fakt rezultatet ndaj kësaj “procedure” nuk kanë dhënë mesazhin e duhur ndaj personave që mund të jenë kryes të veprës penale ‘sulm ndaj personit zyrtar”.
“Pra, në këtë pike ka dështuar sistemi i gjykatave të cilet nuk kanë shqiptuar denim kapital me burgim dhe kështu do të kishte arritur veprimi i masës preventive në uljen e sulmeve ndaj personave zyrtar ( Policet )”, ka thënë Shala për Gazetën Enigma.
Shala thekson se Kosova nuk duhet të rrëshqas në një anarki ku nuk respektohet zyrtari policor dhe as institucioni, duke u krijuar kështu një fenomen si prezedant ku policia nuk do të kishte mundur të kryejn detyrat e saja në ofrimin e sigurisë.
“Kosova ( institucionet e saja ) nuk duhet të reshasin në një anarki e cila ka ndodhur dhe ndodh në Shqiperi ku nuk respektohet zyrtari policor dhe as institucioni dhe kështu të krijohet një fenomen si prezedant ku Policia nuk do kishte mundur të kryejn detyrat e saja në ofrimin e sigurisë por edhe përmbushjen e obligimeve si vend me aspiratat për BE”, shtoi Shala.
Ndërsa, profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami thotë se për secilin qytetarë të Republikës së Kosovës, duke filluar nga ata të rëndomtit e deri te punëdhënësit apo edhe përfaqësuesit e shtetit, vlejnë ligjet e njëjta dhe kështu duhet të jetë sepse kështu e garanton Kushtetuta e Kosovës.
“Pra, policët janë të parët të cilët ndeshen dhe ballafaqohen me personat të cilet i thejnë rregullat dhe ligjet”, tha Islami për Gazetën Enigma.
Cilat duhet të jenë hapat që policët të jenë më të sigurtë?
Eksperti i Sigurisë, Fadil Kajtazi thotë se policia nuk është e sigurtë derisa politika ndëshkimore ndaj personave që atakojnë policinë nuk ashpërsohet.
Mes tjerash, ai thotë se para ligjit duhet të jeni të barabartë, sikur policia që tejkalon kompetencat, e poashtu edhe qytetari që atakon policinë.
Ndërsa, islami thotë se mund të ndërmerret efikasiteti i policëve.
“Si masë për sigurinë e policëve mund të ndëmirret efikasiteti të policëve, ku policët shtesë duhet të arrijnë në vendin e ngjarjes kudo qoftë brenda 5 minutave”, theksoi Islami.
Islami thotë se “një zyrtar policor i përfaqëson mbi nëntë mijë policë. Puna inviduale e policisë apo edhe ekipore jo vetëm në vendin tonë, por në mbarë botën policët nuk janë të sigurtë”, duke theksuar se polici është i pari që arrinë në vendin e ngjarjes.
Fadil Kajtazi, thotë se ka gjithandej, madje edhe në vendet më të zhvilluara. Ai shton se në SHBA, kjo dukuri është shume e theksuar.
“Në vendin tonë, këto raste jo se janë masivizuar, por kanë marr jehonë nga shkaku se ato zakonisht po ndodhin nga persona të lidhur me pushtetin, siç është rasti i fundit, nga grupet terroriste në veri te Mitrovicës, dhe për qëllime politike siç ishte rasti i goditjes së policit nga një pjestar i PSD, dhe gjatë protestave të VV-së, ku policia u sulmua me koktej molotov, një mjet jokonvencional për protesta”, tha Kajtazi.
Kajtazi thekson se çështja e këtyre akteve është moszbatimi i ligjit në mënyrë efektive nga personat që ndërmarrin sulme ndaj policisë.
“Çështja e shtimit të këtyre akteve është moszbatimi i ligjit në mënyrë efektive nga personat që ndërrmarrin sulme ndaj policisë. Ata zakonisht dënohen me masa të lehta ndëshkimore, të cilat pastaj në të shumten e rasteve nuk mbahen”, tha Kajtazi për Gazetën Enigma.
Sulmi ndaj dy zyrtarëve policorë – Rasti i Lushtakëve
Ish-nënkryetari i Skenderajt, Nuredin Lushtakut, dyshohet se i sulmoi policët bashkë me familjarët e tij, Faton dhe Arif Lushtaku. Mirëpo, ish-nënkryetari tha se “rrethanat e këtij rasti konsideroj se janë të montuara kundër meje dhe familjes time”.
“Me sa unë e di i kanë edhe dy mjete të tjera ose tri, nëse e sheh që po rrezikohet prej masës ose prej dikujt, e fundit është mundësia e përdorimit të armës, nga policët e tjerë e kam parë që kanë përdorur sprej”, shtoi ai.
“Çka kish ndodhë nëse edhe ata të gjithë i kishin nxjerrë revolet dhe na kishin drejtuar neve, kur është nxjerrë revolja ne jemi tut që po vritemi, mbasi që ka gjuajt polici me revole, secili veprim ka qenë i ndikuar nga frika e te shtënave, dhe për me ja hekë revolen mos me vra dikë”.
Ndërsa, ndaj këtij sulmi ka reaguar edhe ministry i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili e ka konsideruar sulm të paprovokuar dhe të rëndë.
“Sot publiku i gjerë në Kosovë ishte dëshmitar i një sulmi të paprovokuar dhe të rëndë ndaj institucionit të Policisë. Policët e Republikës së Kosovës në ushtrimin legjitim të detyrave publike duhet të jenë paprekshmërisht të papenguar. Ata janë emri konkret i rendit publik. Nuk mund të kemi edhe Republikë edhe mungesë rendi”, shkroi ministri.
“Ngjarja e sotme përveçse është e patolerueshme ligjërisht e moralisht përbën po ashtu sulm për rendin e republikës. I uroj nga zemra shërim të shpejtë dhe të plotë dy policëve të plagosur sot. Do t’i vizitoj nga afër sapo të kthehem nga udhëtimi zyrtar në Bruksel. Mbes i bindur se nuk ka asgjë që mund t’i zmbraps ata dhe kolegët e tyre nga misioni që ia jep detyra e vullneti”, shkroi mes tjerash ai.
Si sulm të patolerueshëm e vlerëson edhe profesor Islami, i cili tha se në këtë rast kushdo qoftë, duhet t’i jepet dënimi i merituar.
“Në rastin e Lushtakëve, policët duhet të veprojnë në mënyrë kolektive, dhe të thirren njësitet e tjera ndihmëse në mënyrë që t’i neutralizojnë ata që e shkelin ligjin”, tha Islami.
Ndryshe, vlen të theksohet se sipas të dhënave të Sindikatës së Policisë së Kosovës, vetëm në tremujorin e parë të këtij viti janë sulmuar 33 zyrtarë policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. /Gazeta Enigma/.