Klubi Futbollistik “Malisheva” ka filluar përgatitjet për sezonin e ri i cili pritet të jetë mjaftë i nxehtë në Superligën e Kosovës.
Skuadra e drejtuar nga Malisheva deri më tani ka arritur t’i bëjë dy prurje të reja. Fiton Hajdari nga SC Gjilani dhe Qlirim Avdulli nga KF Ulpiana janë përforcimet e reja.
Gazeta Enigma mëson ekskluzivisht se Malisheva ka arritur marrëveshje për të bashkëpunuar edhe këtë sezon me mesfushorin, Ilir Mustafa.
Mustafa në edicionin e fundit ka shkëlqyer te skuadra e Malishevës, ku shënoi tre gola dhe katër asistime.
Kujtojmë që Mustafa më parë ka mborjtur edhe ngjyrat e Lirisë, Dukagjinit dhe skuadrës turke Kerciorengucu.
/GAZETA ENIGMA/